Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është arrestuar 17-vjecari Elio Rr i cili përplasi për vdekje 2 turistët italianë në orët e para të mëngjesit ne Sarande.
17-vjeçari akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.
Përplasja ka qenë tejet e fortë, ëshmitarët në orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta, poshtë makinës që i përplasi.
Ndërsa 17-vjecari që drejtonte makinën dhe shoku i tij 16 vjeç kanë marrë plagë të lehta dhe po mjekohen në spitalin e Sarandës.