Itali, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare

26 Janar 2025, 09:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arianna Herri

Një 23 vjeçare shqiptare ndërroi jetë në spitalin e Padovës nga miokarditi fulminant.

Ariana Herri, 23 vjeçe, e transportuar fillimisht në Ca’ Foncello në Treviso dhe më pas në Padova iu nënshtrua kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’ia dilte dhe ndërroi jetë.

Autopsia do të jetë vendimtare për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Muajt ??e fundit ajo kishte vuajtur nga sulme paniku dhe takikardi, të lidhura me një periudhë të vështirë pas përfundimit të një lidhjeje dashurie ndërsa në spital kishte shkuar me të vjella, shkruajnë mediat italiane

Video