“Isha i rënduar psikologjikisht”, fjalët e para të Erion Goxharës pas vetëdorëzimit në polici

21 August 2024, 19:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Isha i rënduar psikologjikisht”, fjalët e para të
Erion Goxhara

Efektivi Erion Goxhara është dorëzuar sot në polici, pasi plagosi dy dytë më parë Florenc Kostën.

Mësohet se pas dorëzimit, efektivi Erion Goxhara ndodhet në kushte të rënduara psikologjike.

Në deklarimet paraprake ai ka thënë para kolegëve se është penduar për krimin e kryer dhe se plagosjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Goxhara po vijon të merret në pyetje nga grupi hetimor.

Efektivi i policisë e qëlloi Kostën me 6 plumba në pjesën e gjymtyrëve duke e lënë të plagosur.

Shkak për ngjarjen u bë lidhja sentimentale që 45-vjeçari kishte me bashkëshorten e efektivit të policisë.

 

 


Video