Ish-shefi i qarkullimit Vlorë dhe një person tjetër dhunuan kamerierin, 18-vjeçari: Më goditi në sy dhe qafë, për një bidon ujë më tepër

27 July 2025, 10:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-shefi i qarkullimit Vlorë dhe një person tjetër dhunuan
Kamerieri i dhunuar

Kamarieri i dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës ka dhënë dëshminë e tij pë mediat.

I riu, sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, ndërsa ai thjesht po kryente detyrën.

“Quhem Aron Balaj, jam 18 vjeç. Edhe dy zotërinj u ulën në tavolinë dhe e mori porosinë dikush tjetër dhe mua më thanë thjesht që t’iua u çoja porosinë. Ishte një shishe ujë e madhe, një bidon ujë i vogël, një makiato. Ia çova në tavolinë, edhe më thotë o vëlla vetëm një ujë më sill, se është ai tjetëri rr** k*** që sjell këtë ujë. E tha tre katër herë. Ia hoqa ujin dhe i thashë s’ka nevojë të shashë dhe ai tjetri padashje e ka bërë.

Iki unë vinë të dy më ndjekin deri në banak, më kap me dorë. I thash o vëlla të lutem mos më kap me dorë.

Më qëlloi tre herë, njer me dacke dhe dy herë me grusht mu në mest të lokalit se i çova një bidon ujë tepër. Kaq ishte e gjitha.

Nuk di çfarë të them, edhe sa i mbusha 18 vjeç.”

./Ballkanweb

 


Video