Ilir Meta lë sërish qelinë, merr pjesë në pritjen për ngushëllime për të atin

3 Qershor 2026, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta

Mëngjesin e sotëm, ish-presidenti Ilir Meta është shoqëruar nga burgu 313 në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë ku do të zhvillohet pritja për ngushëllim, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Metaj.

Drejtoria e Burgjeve e shoqëron nën masa të posaçme sigurie. 

Pritja e ngushëllimeve ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 21:00.

Ditën e djeshme, Meta mori pjesë në varrimin e të atit në Çepan të Skraparit, duke shënuar edhe herën e parë të daljes së tij nga qelia.


Video