Gjykata e Lartë vendosi në favor të tij, IKMT anulon shembjen e hotelit të komisionerit të Fredi Belerit

4 November 2023, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Lartë vendosi në favor të tij, IKMT anulon shembjen e
Hoteli në Dhërmi

Ndërsa një ditë më parë IKMT njoftoi se sot do të shembte me shpërthim të kontrolluar hotelin e Kristaq Belit në Dhërmi, ky vendim është anuluar.

Mësohet se shkak për anulimin është bërë masa e sigurimit të marrë nga Gjykata e Lartë, ndërsa nuk ka ende një njoftim për vazhdimësinë e operacionit në ditët në vazhdim.

Një ditë më parë, djali i Kristaqit, Fjorentin Beli, tha për mediat se hoteli i tij është me leje dhe se ka vendim të Gjykatës së lartë.

Ai tha se aksioni për shembjen ishte për arsye politike, pasi ai ka qenë një nga komisionerët në zgjedhjet e 14 majit, të Fredi Belerit.


Video