Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Aksi rrugor që lidh Përmetin me Çarshovën ka qëndruar i bllokuar për disa orë gjatë ditës së sotme për shkak të përmbytjeve nga moti i keq.
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshimin e ujit dhe dherave në këtë segment rrugor, duke e bërë gati të pamundur kalimin.
Prej disa orësh, ekipet e pastrimit të rrugëve janë duke punuar e makineri të rënda për hapjen e rrugës dhe lirimin e qarkullimit.
Probleme nga stuhia me rrebesh shiu ka patur gjatë ditës së sotme edhe në aksin Shkodër-Theth si dhe në rrugën e Arbrit.