Shiu vërshon në katin e parë / Përmbytet "Report Tv", televizioni ndërpret transmetimin!

3 November 2023, 15:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shiu vërshon në katin e parë / Përmbytet "Report
Godina e Report Tv

Moti i keq dhe reshjet kanë përmbytur sot kryeqytetin duke shkaktuar problematika të shumta.

Raportohet se uji është futur në disa dyqane e godina, mes tyre edhe në godinën e re të televizionit Report Tv.

Kjo ka bërë që ky televizion të ndërpresë transmetimin.

Përmbytjet në Report Tv u shkaktuan nga problemet me kanalizimet në rrugën ‘Frosina Plaku’, pranë ish-parkut të Autobusave, ku ndodhet edhe godina e këtij televizioni.


Video