Moti i keq, shkëputet suvaja e pallatit në Korçë dhe godet 35-vjeçarin

3 November 2023, 21:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Moti i keq, shkëputet suvaja e pallatit në Korçë dhe godet
Shetitorja e Korçës

Një 35-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pasi është goditur nga suvaja e fasadës së një pallati në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit, ku dyshohet për shkak të motit të keq, suvaja e fasadës është shkëputur dhe ka rënë duke e goditur 35-vjeçarin në shpatull.

“Mbrëmjen e sotme, në Pedonalen e qytetit të Korçës, është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Për pasojë është lënduar lehtë në shpatull shtetasi L. T., 35 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës”, bën me dije policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video