"Ika me të dashurin"/ Familjarët dhe Policia e kërkonin prej disa ditësh, 17-vjeçarja nga Pogradeci rikthehet në banesë

3 Tetor 2022, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Është rikthyer ditën e sotme në banesë 17-vjeçarja nga Pogradeci, për të cilën familjarët e saj bënë kallëzim në Polici që më 29 shtator duke e denoncuar të zhdukur pasi kishin humbur çdo kontakt me të.

Burime bëjnë me dije se pas kthimit në banesë, 17-vjeçarja ka deklaruar se ishte larguar me të dashurin e saj dhe se nuk kishte nevojë për "alarm" për zhdukje.

Që më 29 shtator, nëna e të miturës 38-vjeçarja me inicialet L.T., e frikësuar i ka thënë Policisë se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Familjarët dhe Policias ishin prej 4 ditësh në kërkim të saj.

 

Video