E nxorën hakerat! Ish-kryebashkiaku i PS dhe deputeti i LSI, në listën e “MEMEX”-it të policisë (Emrat)

3 Tetor 2022, 13:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
MEMEX

Sot hakerat e “Homeland Justice” publikuan dokumente nga skedarët e Policisë së Shtetit për persona të dyshuar kontingjente të përfshirë në krime.

Bëhet fjalë për sistemin e menaxhimit të informacionit kriminal, shkurt “MEMEX”, që mban të dhëna sekrete të policisë.

Mes emrave të njohur dhe panjohur është edhe ai i ish-kryebashkiakut socialist të Vlorës Shpëtim Gjika dhe deputeti aktual i Partisë së Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, të cilët ndodhen në listën e “MEMEX”, por arsyeja nuk dihet.

E nxorën hakerat! Ish-kryebashkiaku i PS dhe deputeti i LSI, në
Deputeti i PL, Agron Çela

Një shpjegim duhet ta japë policia, në listë janë dhjetëra dokumente me emra dhe fotot e shqiptarëve.

E nxorën hakerat! Ish-kryebashkiaku i PS dhe deputeti i LSI, në
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika

Në dosjet e publikuara nga “Homeland Justice” janë emrat e 105 mijë shqiptarëve që kanë probleme me drejtësinë, ndërsa në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. Pra, “shqiptarët e dyshuar”.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal.

Video