Identifikohet kufoma e gjetur në Greqi, i përket 45-vjeçarit shqiptar të arratisur nga burgu në vitin 2011

20 September 2022, 19:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Identifikohet kufoma e gjetur në Greqi, i përket 45-vjeçarit
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia greke duket se është drejt identifikimit të kufomës së dekompozuar, i zbuluar ditën e djeshme në një fushë në fshatin Mouriki të Tebës, pas gërmimeve të eskavatorit që po kryente punime për të vendosur një tubacion nëntoksor.

Duke iu referuar burimeve policore, Vradini.gr raporton se zgjidhjen duket se e jep një dokument i gjetur në rrobat e viktimës dhe bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar.

Dokumenti vërteton lejen që ai kishte marrë në vitin 2011 nga burgu i Shën Stefanit të Patras dhe nuk u kthye më. Oficerët e Sigurimit të Tebës kërkuan të afërmit e tij për të marrë ADN-në, për të përcaktuar nëse trupi i përket 45-vjeçarit të arratisur.

Procesi i identifikimit do të zgjasë disa ditë por do të zgjidhë enigmën nëse trupi është i ish-të burgosurit shqiptar të Patrës.

Trupi i pajetë, sipas burimeve policore, ishte në gjendje dekompozimi. Pas kontrollit, efektivët e policisë gjetën dokumentin e burgjeve të Agios Stefanos. Gjetjet nga ekzaminimi i mjekut ligjor do të hedhin dritë mbi shkakun e vdekjes.


Video