I vodhi 290 mijë euro grekut, ekstradohet nga Anglia 32-vjeçari shqiptar!

31 December 2023, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I vodhi 290 mijë euro grekut, ekstradohet nga Anglia 32-vjeçari

Një shqiptar është ekstraduar nga Anglia në Greqi, pasi ndaj tij rëndonte një urdhër ndërkombëtar arresti.

32-vjeçari me origjinë shqiptare i ka zhvatur rreth 290 mijë euro një biznesmeni dhe personazhi të njohur televiziv në rezidencën ku ata jetonin në Atikën Verilindore.

Ngjarja ka ndodhur në muajin mars të këtij viti.

Pas vjedhjes, i riu u largua nga vendi, por ra në pranga nga policia britanike. Ai e ka pranuar krimin dhe madje kërkoi falje për aktin e rëndë.


Video