Krimi në rritje/ Influencerja dhe i dashuri i saj vriten në makinë, momenti i vrasjes kapet nga kamerat e sigurisë (VIDEO)

5 April 2024, 10:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Krimi në rritje/ Influencerja dhe i dashuri i saj vriten në

Mëngjesin e ditës së djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një influencere dhe i dashuri i saj, janë qëlluar për vdekje jashtë një palestre.

Kamerat e sigurisë, kanë kapur një person të armatosur që hapi zjarr ndaj çiftit të cilët po hipnin në makinë.

Influencerja, e quajtur Vielka Pulido dhe partneri i saj, Joel Abraham Chavez, mbetën të vrarë në vend.

Policia në qytetin meksikan të Pueblas, dyshon se i dashuri i Vielka, 21-vjeç, mund të ketë qenë objektivi i synuar.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, jashtë një palestre të quajtur Beats Fitness Center në lagjen Santa Cruz Buenavista.


Video