Krimi në Manëz "nën hundën" e policisë, dy djem të rinj u vranë në lokalin përballë Komisariatit (VIDEO)

22 October 2025, 09:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Krimi në Manëz "nën hundën" e policisë, dy
Dy djem të rinj u vranë në lokalin përballë Komisariatit

Një konflikt banal pas mesnate brenda një lokali në Manëz të Durrësit u përshkallëzua në përdorimin e armës, duke prodhuar dy viktima.

Ngjarja u shënua rreth orës 01:45 pranë një karburanti në afërsi të qendrës së Manzës dhe vetëm pak metra më tutje ndodhet edhe stacioni policor i Manzës. 

Njëri prej viktimave së bashku me një person tjetër shkuan në një lokal dhe i kërkuan kamerierit t’i shërbente kafe.

Pikërisht në këtë moment ka nisur debati mes njërit prej viktimave dhe kamerierit, ku është përfshirë edhe një tjetër person që ndodhej në lokal.

Pas debatit, i cili dyshohet se ndodhi për fikjen e ekspresit, Flori Paluçi ka nxjerrë armën e zjarrit duke lënë të vrarë 23 vjeçarin Aranit Kurti.

Ndërsa 21 vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar me armë në drejtim të 33 vjeçarit Flori Palucci, duke e lënë të vdekur.

Policia e Durrësit pasi ka parë kamerat e sigurisë ka identifikuar autorin e dyshuar Daniel Pepa, i cili është shpallur në kërkim. Kamarieri i lokalit nuk ka marrë lëndime nga shkëmbimi i zjarrit, teksa policia ka shoqëruar disa persona në komisariat për t’i marrë në pyetje.

Forcat e rendit po zhvillojnë kontrolle intensive në të gjithë zonën për kapjen e autorit të dyshuar.

 


Video