Atentati ndaj Erjon Xhenjes, Muhamet Rrumbullaku zbarkon në Shkodër, zbardhen kërkesat për vartësit

20 September 2022, 20:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj Erjon Xhenjes, Muhamet Rrumbullaku zbarkon në Shkodër,
Erjon Xhenje dhe Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkuar mbrëmjen e sotme në Shkodër ku ka zhvilluar një takim me drejtues te Departamentit të Krimeve të drejtorisë së këtij Qarku.

Burime bëjnë me dije se Rrumbullaku u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shkodrës, zbardhjen e krimeve të fundit që kanë tronditur kryeqendrën e veriut, ku fokusi kryesor ka qenë tek ekzekutimi i 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e të dielës.

Po të njëjta burime bëjnë me dije se Rrumbullaku u ka kërkuar administrimin e të gjithe provave që disponon policia ndërkohë që sektori i kriminalistikes pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dipozicion të grupit hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Mësohet se takimi ka zgjatur rreth një orë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Shkodër.

Për vrasjen e Erjon Xhenjes, aktualisht grup hetimor ka dy pista hetimi, së pari në konfliktet e djalit të xhaxhait të viktimës Sehar dhe Shkëlzen Xhenje, të cilët janë emra të njohur për policinë e Shkodrës, ndërkohë që pista e dytë ku po hetojnë blutë e Shkodrës është ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes.

Edhe pse s’ka një provë konkrete, hetuesit e çështjes dyshojnë se viktima ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, kjo lidhur edhe nga afërsia e banesave të dy familjeve Çekorja dhe Xhenje, banues në lagjen Guerrile në qytetin e Shkodrës.

Megjithatë, pavarësisht dyshimeve dhe pistave të ngritura, në policinë e Shkodrës nuk ka ende asnjë person të shoqëruar për këtë ngjarje, përveç dëshmitareve të cilët natën e se dielës kanë qënë prezent në lokalin ku u ekzekutua 19-vjeçari Erjon Xhenje


Video