Atentati ndaj Aredin Beharit, dëshmon Skerdi Tase: Henrik Hoxhaj kishte siguruar makinën e armët...

15 Korrik 2025, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj

Në seancën e sotme për procesin “Plumbi i artë” që po mbahet në GJKKO, po dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase.

Ai është pyetur nga prokurori i SPAK, Behar Dibra për atentatin e vitit 2017 ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari.

Si porositës i dy atentateve në vitin 2017 dhe 2019 akuzohet Albert Pashaj, dhe do të kryhej nga "ushtari" i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, të cilin e ka paguar 80 mijë euro. 

Në dëshminë e tij, Tase ka rrëfyer se si është njohur me Henkrik Hoxhajn dhe përpjekjet për realizimin e atentatit ndaj tregtarit të naftës. 

“Me Henrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët. Ky shtetas Viron Tavanxhiu na foli për një atentat që do i bëhej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje këtij personi. Ditën e ekzekutimit Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë pse po e vononi atë punë. I shkuam në lokal për ta qëlluar por u fut poshtë tavolinës e më pas brenda në lokal, nuk u futa më tej se isha pa doreza”, ka rrëfyer Tase.

Më tej, ai thotë se Viron Tavanxhiu e ka kontaktuar për të vrarë edhe Agim Boriçin në Fier. 

“Vironi më ka kontaktuar edhe për të vrarë Agim Boriçin po në qytetin e Fierit. U realizuan veprimet në vitin 2018. Me Henrikun takoheshim përditë për të bërë planet. Riku më tha se kishte marrë edhe një punë tjetër për Aredin Beharin.” 


Video