Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kapet një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite burgim, për vjedhje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, njoftuan se kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e një të dënuari.
I prangosuri është Dh. B., 45 vjeç, banues në Elbasan.
“Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 18.03.2026, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprën penale “vjedhja”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 4 muaj burgim”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.