I dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, arratiset nga burgu shqiptari në Greqi

9 October 2022, 14:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge,
Foto ilustruese

Një shqiptar është arratisur nga burgu i Domokos, në Greqi.

Policia është vënë në kërkim të 48-vjeçarit, anëtar i një organizate kriminale.

Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, sipas medieve greke.

I burgosuri ka shfrytëzuar lejen e rregullt që kishte siguruar dhe duhej të kthehej të enjten më 6 tetor në burg. 

Megjithatë, ai është kujdesur që të mos përmbushë detyrimin e tij, për çka është vënë në dijeni AT Domokou dhe tashmë është klasifikuar si i arratisur.

Sipas LamiaReport, 48-vjeçari u dënua si anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës dhe armëve, vepra për të cilat u dënua me burgim të përjetshëm.


Video