Mbi 200 leje drejtimi të pezulluara e 37 shoferë të arrestuar, policia rrugore e Tiranës bën bilancin e një jave

9 October 2022, 13:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbi 200 leje drejtimi të pezulluara e 37 shoferë të arrestuar,
Aksioni i policisë

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës, ku janë pezulluar 275 leje drejtimi dhe janë arrestuar 37 shoferë.

Bilanci i javës

•Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 1 rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

• 2 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.

•35 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

•275 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

#udhëtomejetënnëmendje ????️????
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët ????????
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular????




Video