Policisa e Tiranë ka dalë me një komunikatë zyrtare, lidhur me arrestimin e 32-vjeçarit fation Murati dhe shoqërimin e Indrit Dokles mbrëmjen e sotme.
Mësohet se bashkë, me ata ishte duke udhëtuar me makinën e blinduar dhe shtetasi Gentjan Reçi.
Blutë e kryeqytetit njofton se Fation Murati është arrestuar pasi ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin Kristjan Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12 Qershor të këtij viti.
Policia njofton se me Indrit Doklen dhe Gentjan Reçin po vijojnë veprimet hetimore.
Njoftimi:
Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.
Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore .