Zbulohet emri i të shumëkërkuarit me të cilin ishte në makinën e blinduar "i forti" Indrit Dokle

8 October 2022, 21:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet emri i të shumëkërkuarit me të cilin ishte në
Indrit Dokle

I njohur si numri 2 i "Bandës së Durrësit", Indrit Dokle është shoqëruar nga policia mbrëmjen e kësaj të shtune dhe mësohet se po mbahet ne Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Burimet thonë se ai është kapur në një makinë të blinduar me një shtetas të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Fation Murati, i cili është arrestuar. Ky i fundit ka qenë dhe te lista e të pyeturve për masakrën me tre të vrarë të Fushë Krujës, ku u ekzekutua Brilant Martinaj.

Ndërkohë bëhet me dije se Dokle po merret në pyetje. 

Kujtojmë se Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit, por është liruar dy vite më parë. Ai është përfolur shpesh herë dhe për një rivalitet me të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.


Video