Arrestohet "maniaku" i Divjakës, i shkoi në shtëpi një vajze dhe i kryente veprime të turpshme

8 October 2022, 18:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet "maniaku" i Divjakës, i shkoi në shtëpi
Foto ilustruese

Polica e Divjakës ka arrestuar këtë të Shtunë shtetasin me iniciale N.J. Ky shtetas  dyshohet se i dhunoi pronën dhe kreu veprime të turpshme para një femre në Divjakë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin N. J., banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka shkatërruar pronën e një shtetasje dhe ka kryer vepra të turpshme në prezencë të saj”, njofton policia.

Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video