Kokainë, para dhe armë në një lokal në Fier, arrestohen tre persona, roli i tyre (EMRAT)

8 October 2022, 17:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kokainë, para dhe armë në një lokal në Fier, arrestohen
Paratë, droga dhe arma

Tre persona janë arrestuar pas një operacioni të ekzekutuar në një lokal nga Policia e Fierit në bashkëpunim me FNSH-në e Tiranës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi” janë vënë në pranga shtetasit:

-Eduard Gjigoli, 46 vjeç, banues në Dërmënas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”;
-Liridon Gashi, 30 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Donald Llupi, 28 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në Pojan, në lokalin në pronësi të shtetasit Eduard Gjigoli, në të cilin ndodheshin edhe shtetasit Liridon Gashi (i dyshuar se furnizonte me lëndë narkotike pronarin e lokalit)  dhe Donald Llupi  (i punësuar si kamarier), u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike dhe kanabis, 1 armë gjahu me një sasi fishekësh dhe 18.380 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit,  shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Liridon Gashi, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa." thuhet në njoftimin e Policisë

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video