I akuzuar për dosjen "Veliaj", Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit Shkëlqim Fusha

19 February 2026, 17:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I akuzuar për dosjen "Veliaj", Apeli i GJKKO rrëzon

Apeli i Posaçëm i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën detyrim paraqitje për biznesmenin Shkëlqim Fusha, nën akuzë për dosjen “Veliaj”. 

Fusha ankimoi masën që është në fuqi prej më shumë se një viti, por ju rrëzua nga togat e zeza të shkallës së dytë të gjyqësorit.

Biznesmeni akuzohet për korrupsion aktiv lidhur me marrëdhëniet e paligjshme financiare me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kompanitë të bashkëshortes së tij. 


Video