Abuzimi 77 milionë Lekë me tenderët, GJKKO dënon me 4 vite burg ish-kryebashkiakun

14 Prill 2026, 12:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Leonidha Hristo

Gjykata e Posaçme dënon me 4 vite burg ish kryetarin e Bashkisë Finiq Leonidha Hristo.

Dënimi zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hristo u shpall fajtor këtë të martë nga GJKKO për veprën penale “shpërdorim detyre”, për abuzim me tendera në vlerën 77 milionë lekë.

Prokuroria e Posaccme gjeti prova, si dhe dëshmi, përgjime e dokumentacione që faktojnë se në Bashkinë e Finiqit gjatë periudhës 2017-2019 u zhvilluan disa procedura fiktive prokurimi, që sipas organit të akuzës u sajua dokumentacioni pasi ishin shpallur fituesit e paracaktuar.

Hristo ka qenë edhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e lokale të vitit 2023, me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Ish zyrtarët e tjerë të Bashkisë , Florian Perin, Stavri Çavo, Lefter Karjanin dhe Lefteria Mekshin po gjykohen në Sarandë, pasi GJKKO ka shpallur moskompetencë për to.


Video