Përleshen dhunshëm dy grupe në Korçë/ Një i ri përfundon në spital, të tjerët arratisen!

14 Prill 2026, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një përleshje masive mes dy grupeve të të rinjve, në rrethana dhe motive që ende po hetohen, ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Korçës.

Një person ka përfunduar i plagosur në spital, teksa përveç grushteve e shkelmave, mësohet se janë përdorur edhe sende të forta.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 të qytetit, në afërsi të kinemasë, mësohet se në konflikt janë përfshirë disa të rinj të cilët janë goditur me njëri-tjetrin.

Në spital ka mbërritur i dëmtuar një person i cili sipas burimeve nga bluzat e bardha, ka dëmtime në trup pasi dyshohet që pasi është goditur, është rrëzuar në kangjella dhe ka pësuar çarje.

I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spital ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pasi pas konfliktit, të rinjtë e përfshirë janë larguar nga vendngjarja.

Nga ana e grupit hetimor, po sekuestrohen kamerat e sigurisë që ndodhen në bizneset e zonës, si edhe po pyeten për zbardhjen e dinamikës dhe motiveve.


Video