Ekskluzive/ Pengmarrja e Eglant Koçit në Tiranë, del video e "Ma...
9 Qershor, 14:40Fokus
Një operacion i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik ka goditur aktivitetin e paligjshëm të dy center-ave në Tiranë.
Një nga call center-at ndodhej tek “Liqeni i Thatë” dhe tjetri tek “Rruga e Kavajës”.
Bëhet me dije se janë sekuestruar shuma parash, kompjutera dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin. Brenda call center-ave janë gjetur dhe operatorë gjatë punës
Hetimet kanë nisur nga autoritetet gjermane dhe austriake përpara dy vitesh.
Prokurorja e çështjes është Rovena Zoto.
Gjatë operacionit janë kryer disa arrestime, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike identitetet e personave të ndaluar apo detaje të plota mbi aktivitetin e dyshuar kriminal.