Aksident i frikshëm në Devoll/ Automjeti përfshihet nga zjarri, shpëtojnë mrekullisht tre të rinjtë! (VIDEO)

14 Prill 2026, 09:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Devoll

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në aksin Hocisht-Gracë, në bashkinë Devoll, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke u përfshirë më pas nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa në automjet udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, ata kanë pësuar lëndime, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Momente paniku janë regjistruar menjëherë pas përmbysjes, kur mjeti ka marrë flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tre të rinjve.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë në kohë nga automjeti që digjej.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Devoll, të cilat kanë  bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Video