
Shqipëria heq nga sot të gjitha kufizimet për COVID-19 për shtetasit e huaj që hyjnë në territorin e vendit tonë.
Sipas vendimit, atyre nuk do t’u kërkohet as certifikatë vaksinimi, as test dhe as certifikatë që e kanë kaluar sëmundjen.
Fundjava dhe pushimet e me rastin e festave kanë shkaktuar fluks si në hyrje, ashtu edhe në dalje në pikat kufitare. Në hyrje, fluksi më i lartë është vënë re në Morinë, ku policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar për të shmangur radhët.
Shtatë sportele janë në funksion të plotë, ndërsa për ditët e e festave janë dhënë udhëzime të veçanta lehtësimi nga Drejtoria e Policisë.
Kosova ende vazhdon me procedurën e masave kufizuese, duke kërkuar certifikatë vaksinimi apo teste për Covid.