"Hashtag-e dhe tag-e të detyruara për ministrinë", si po i përdor mësuesit Mirela Kumbaro për propagandë në rrjetet sociale

8 March 2026, 09:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Hashtag-e dhe tag-e të detyruara për ministrinë", si
Mirela Kumbaro

Një dokument që po qarkullon mes mësuesve tregon një praktikë shqetësuese: udhëzime të drejtpërdrejta se si duhet të postojnë në rrjetet sociale për të promovuar aktivitetet e Ministrisë së Arsimit.

Në materialin e shpërndarë, mësuesve u kërkohet që në çdo postim të përfshijnë detyrimisht hashtag-et #ArtZeje dhe #MinistriaeArsimit. Por jo vetëm kaq. Në të njëjtin dokument kërkohet që të bëhen edhe tag-e ndaj Ministrisë së Arsimit dhe emrave konkretë, mes tyre edhe Mirela Kumbaro dhe drejtues të tjerë të institucioneve.

Pra, një aktivitet që teorikisht duhet të jetë pjesë e jetës shkollore apo kreative e nxënësve, në praktikë kthehet në një fushatë të organizuar komunikimi në rrjetet sociale, ku mësuesit përdoren si amplifikatorë të mesazheve të ministrisë.

Kjo ngre disa pyetje thelbësore.

A është roli i mësuesit të edukojë dhe të merret me nxënësit, apo të shërbejë si administrator i një fushate komunikimi institucional në Facebook dhe Instagram? Dhe mbi të gjitha: a është e pranueshme që një institucion publik të imponojë mënyrën e komunikimit në rrjetet sociale për punonjësit e tij?

Shkolla nuk është një agjenci marketingu dhe mësuesit nuk janë staf propagande. Kur administrata publike fillon të diktojë hashtag-et, tag-et dhe mënyrën e postimeve, kufiri mes informimit institucional dhe propagandës bëhet shumë i hollë.

Në një sistem arsimor që përballet me probleme serioze – nga mungesa e mësuesve deri te infrastruktura – energjia e sistemit duket se po kanalizohet edhe në diçka tjetër: menaxhimin e imazhit në rrjetet sociale./vna.al


Video