Harruan sobën ndezur, përfshihet nga zjarri një apartament në zonën e ish-Parkut në Tiranë

3 February 2023, 15:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Harruan sobën ndezur, përfshihet nga zjarri një apartament
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e ish-parkut në Tiranë. 

Burime bëjnë me dije se personat që banonin në atë banesë kishin harruar sobën ndezur dhe banesa e tyre është përfshirë nga flakët.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka shuar zjarrin. Në banesë nuk ka pasur njerëz, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale.


Video