Efektivi i policisë denoncon: Dy persona të maskuar më kërcënuan dhe qëlluan me armë në ajër

12 December 2023, 09:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Efektivi i policisë denoncon: Dy persona të maskuar më

Ajo që u raportua si të shtëna me armë zjarri në qytetin e Laçit në fakt rezulton të jetë një denoncim nga një punonjës policie.

Dhurim Metko, efektiv i rendit në policinë e Kurbinit ka denoncuar se dy persona i kanë zënë prite dhe kanë qëlluar në drejtim të tij, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me të shtëna. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ngjarja sipas efektivit të policisë ka ndodhur teksa efektivi i policisë po lëvizte me makinë në rrugën në fshatin Sanxhak. Efektivi i policisë ka qenë i veshur me uniformë.

Forca të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë verifikimet në terren.

Në Lezhë ndodhet edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për të marrë informacion për ngjarjet e fundit atje.

 

 


Video