Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Arrestohet autori i grabitjes së një supermarketi, ditën e sotme në qytetin e Korçës.
Mësohet se në pranga është vënë 20-vjeçari Orges Munushtiri. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë e qytetit dhe njihet si përdorues droge.
Në videon nga kamerat e sigurisë së marketit, ai dallohet teksa hyn i pamaskuar dhe me thikë në dorë ka kërcënuar punonjësen e arkës.
Pasi kjo e fundit është larguar, ai ka arritur të marrë një shumë prej afro 100 mijë lekësh.