16-vjeçari bie nga trampolina në Liqenin e Ohrit, transportohet me urgjencë në spital

17 August 2023, 21:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
16-vjeçari bie nga trampolina në Liqenin e Ohrit, transportohet me
Foto ilustruese

Një 16-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë, 16-vjeçari ishte duke luajtur, kur është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina dhe ka rënë në liqenin e Ohrit.

Adoleshenti ndodhet në jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 16-vjeçar duke luajtur, është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina, në liqenin e Ohrit, Pogradec. Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.


Video