Goditën eskortën e kryeministrit Rama, 7 persona dalin në gjyq pas 5 vitesh

4 December 2024, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditën eskortën e kryeministrit Rama, 7 persona dalin në gjyq
Goditën eskortën e kryeministrit Rama, 7 persona dalin në gjyq pas 5 vitesh

Shtatë persona akuzohen për 3 vepra penale për incidentin e ndodhur më 13 qershor 2019, në Librazhd, ku penguan eskortën e kryeministrit Edi Rama që të kalonte në aksin Librazhd-Prrenjas dhe e goditën atë.

Aurel Bylykbashi, ish-deputet i PD, Bujar Vreto, kryetar i PD Librazhd, Arjan Karriqi, kryetar i PD Prrenjas, Erlind Gurra, sekretar, Leonard Ozuni, sekretar, Bujar Kojku dhe Dash Boja akuzohen për 3 vepra penale për incidentin e ndodhur para 5 vitesh.

Tashmë, pas 5 vitesh dalin në gjyq për vendim.

Gjyqtare e çështjes është Yrfet Shkreli.


Video