Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-zëvendësdrejtoreshën e AKSHI-t

24 March 2026, 17:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata ndryshon masën e sigurisë për
Hava Delibashi

Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar masën e sigurimit për Hava Delibashin, nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur para oficerëve të policisë gjyqësore” dhe “ndalim, i daljes jashtë shtetit”.

Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t, akuzohet Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike“, “Grup i strukturuar kriminal“, “Kryerje veprash nga organizata kriminale”.

Për dosjen e AKSHI-t janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Sipas SPAK, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike” në kuadër te grupit të strukturuar kriminal.


Video