Gjykata lë në burg Edevaldo Haxhiun E shkuara e ‘errët’…

11 March 2024, 14:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata lë në burg Edevaldo Haxhiun  E shkuara e

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin Edevaldo Haxhiu, i arrestuar pak ditë më parë për për “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajte dhe prodhim të lëndëve narkotike”.


Gjatë seancës Edevaldo Haxhiu, ka pretenduar se është përdorues i lëndëve narkotike dhe se sasinë e gjetur e kishte për përdorim vetjak. Sakaq, në lidhje me armën nuk ka pranuar të japë asnjë sqarim.


Ai rezulton emër i njohur pasi ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer, i arrestua më herët në vendin tonë. Edevaldo Haxhiu, nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke.

Themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare në gusht të 2022. Ai ishte arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij.

 


Video