Gjykata e Lartë refuzon kërkesën, Ervin Salianji mbetet në burg!

15 October 2024, 14:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Lartë refuzon kërkesën, Ervin Salianji mbetet në
Ervin Saliaji

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Ervin Salianjit, duke bërë kështu që ish-deputeti demokrat të mbetet në burg.

Njoftim i gjykatës:

Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor TIrane, lene ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane”.

Kujtojmë se Salianji prej 27 shtatorit ndodhet në burg, në akuzën për kallëzim të rremë.

Ai është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit, vendim që nga opozita është cilësuar politik.


Video