GJKKO shpall të pafajshëm ish zyrtarët e Ujësjellësit në Tiranë, shërbim prove për administratorin që mori 1.5 miliardë lekë tender

20 December 2024, 17:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO shpall të pafajshëm ish zyrtarët e Ujësjellësit
GJKKO

Tre ish-zyrtarët e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Tiranë (UKT), Ledia Ramo, Ortjon Dhami, Engjëll Dedja janë shpallur të pafajshëm për akuzat e shkelje së barazisë me tenderat.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kishte akuzuar ata për manipulimin e kritereve të tenderit me vlerë 1.5 miliardë lekë për kimikate dhe karbon aktiv për UKT në favor të shoqërisë “Ë Center” sh.p.k, me ortak e administrator të pandehurin Bledar Shemaj.

Vetëm ky i fundit është dënuar me 6 muaj heqje lirie, për falsifikim, si dhe ka përfituar 1/3 e uljes së dënimit duke e çuar në katër muaj. Përfundimisht ai është lënë në shërbim prove me kusht moskryerjen e veprave penale.


Video