Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një pushuese rreth 50-vieçe ende e paidentifikuar ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit.
Gruaja është gjetur pa shenja në bregdet nga autoambulanca me personelin mjekësor, të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga pushues të tjerë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t'i nënshtrohet mjekësisë ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes. Mësohet se viktima ishte e vetme ne plazh.
Më herët, një tjetër rast i ngjashëm u raportua në Vlorë, ku një pushues 45-vjeçar nga Korça i idenifikuar si E.B. u mbyt aksidentalisht në det.