Gjenden edhe 100 kilogram kokainë në portin grek të Pireut

23 May 2024, 21:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjenden edhe 100 kilogram kokainë në portin grek të Pireut
Një prej të arrestuarve për ngarkesën e kokainës

Një tjetër kontejner me kokainë është gjetur nga autoritet greke në portin e Pireut.

Pas kapjes së ngarkesës së parë prej rreth 200 kilogram kokainë e pastër e mbërritur nga Amerika Latine, mediat greke raportojnë se është gjetur edhe një ngarkesë e dytë prej rreth 100 kilogramësh.

Dyshohet se ngarkesa e madhe e drogës është ndarë qëllimisht për të ulur humbjet në rast se do të kapej nga autoritetet.

Sakaq, në prangat e policisë janë vënë shtetasit Jason Mërkuri 54 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjeç dhe greku, Ioannis Biglakis 64 vjec.

Shqiptari Jasona Mërkuri, rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 634 mije e 246 tableta dhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij.

Mërkuri përdor dhe identitetet Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi.

Rezulton se ka përdorur më para pasaportë serbe. Mërkuri është biznesmen që zotëron dyqan me veshje në Shqipëri dhe autobus turistik në Greqi.


Video