Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pesë turistë të huaj janë shpëtuar nga policia e Vlorës pasi kishin humbur rrugën duke eksploruar Karaburunin.
Blutë bëjnë me dije se turistët nga Ukraina dhe Bjellorusia kishin lëshuar alarmin “sos” pasditen e sotme. Menjëherë në kërkim të tyre u nisën efektivët e policisë si dhe forcat zjarrfikëse.
Pas më shumë se gjashtë orësh të izoluar, ata janë lokalizuar. Turistët kishin mbetur të bllokuar në malin e Karaburunit mbi zonën e Dukatit.
Fillimisht ata telefonuan emergjencat e shtetit grek për ndihmë. Më pas ishte shteti grek që njoftoi autoritetet shqiptare, të cilët pak çaste më parë mbërritën në vendin ku ndodheshin turistët,
Pesë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.