"Gërdeci" / Përfundon pas 4 orësh seanca në GJKKO, Mediu sulmon ekspertët: Nuk mund të sillen si prokurorë

17 October 2024, 16:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Gërdeci" / Përfundon pas 4 orësh seanca në GJKKO,
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu

Ka përfunduar pas 4 orësh seanca ndan ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Pas daljes nga GJKKO, Mediu deklaroi se qëndrimi i ekspertëve mbi përfitimet që do të vinin nga demontimi, janë të pakuptimta.

Sipas ish ministrit, vendi ynë kishte detyrim sa i takon afateve kohore të demontimit të armëve dhe bëri një krahasim duke sjell rastin se sa do zgjaste kjo procedurë nëse do implementohej oferta e Poliçanit.

Fatmir Mediu u shpreh se ka patur dy raste ku gjatë demontimit tq armëve janë shkaktuar dëme në njerëz, pasi është proces me rrezik.

Seanca e radhës u caktua në datën 30 tetor në orën 09.00 ku mbrojtja ligjore e ish ministrit do të vijojë prapësimet mbi përgjigjet e ekspertëve.


Video