Shtyhet seanca ndaj motrave Berisha, ja arsyeja

17 October 2024, 14:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca ndaj motrave Berisha, ja arsyeja
Antonela Berisha ne Gjykaten e Tiranes

Seanca ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12.00.

Shkak u bë mos shoqërimi i Mariela Berishës nga blloku i sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

Dy motrat u vetëdorëzuan dje në Policinë e Tiranës, ndërsa akuzohen për "plagosje të rëndë me dashje" ndaj modeles Klea Prenga.

Ngjarja ndodhi në gusht në një restorant pranë Kodrës së Diellit në Tiranë, ku motrat sulmuan fizikisht Prengën, duke e qëlluar me shishe në fytyrë dhe shkaktuar plagë të rënda.

Për Antonela Berishën gjykata ka caktuar në mungesë masën "detyrim për paraqitje", ndërsa për të motrën masën e "arrestit në burg".


Video