FOTO+EMRI/ Gj*k në karrige, pamje nga PLAGOSJA e studentit pranë universitetit “Metropolitan” të Tiranës!

21 November 2024, 12:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO+EMRI/ Gj*k në karrige, pamje nga PLAGOSJA e studentit pranë
Pamje nga plagosja

Detaje të reja nga sherri me thika mesditën e kësaj të enjteje në Tiranë.

Burime pèr VoxNews bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në "Qytetin Studenti", pranë universitetit privat "University Metropolitan Tirana" ku në konflikt janë përfshirë dy të rinj.

Njëri prej tyre është plagosur me mjet prerës në dorë.

Zënka ka ndodhur në ambientet e një "Fast Foot" i njohur si "Mevlani" në zonë, ku gjurmët e gjakut janë ende mbi karrigen e lokalit në pjesën e jashtme.

VoxNews ka mësuar se i plagosuri është studenti 19-vjeçar, Aron Demiraj, ka mbërritur te Spitali i Traumës. Ai ka marrë tre plagë, një në brinjë, qafë dhe shpatull.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Video