Vox News sjell foton e dy ushtarëve shqiptarë që u sulmuan me spray paralizues nga rusët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Uzinën ushtarake të qytetit të Gramshit ku dy shtetas rusë kanë sulmuar ushtarakët roje të këtij objekti.
Të dyshuarit i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike ushtarakëve të cilët kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike.

Ushtarakët e dëmtuar janë dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
Mësohet se shtetasit rusë pasditen e sotme janë parë me aparate fotografike dhe kanë hyrë nga muret e uzinës pa urdhër duke bërë foto.
Ushtarakët i kishin parë këta dy persona dhe u kanë shkuar për t’u bërë ndalesën dhe shoqërimin e tyre. Por ata janë kundërpërgjigjur duke i sulmuar me lëndë kimike.
Sipas banorëve të zonës shtetasit rusë kishin të paktën dy ditë që e monitoronin Uzinën Ushtarake, me harta dhe pajisje të tjera teknologjike.