
VoxNews ka siguruar foton e Safet Gjicit në sallën e gjyqit. Ish-kryebashkiaku i Kukësit ka dalë sot para GJKKO-së, pas akuzës për korrupsion pasiv.
Në foto, krah Gjicit duket edhe Alma.K, 40-vjeçarja e cila e filmoi ish-kryebashkiakun duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

Ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe 40-vjeçarja Alma K e cila ishte në videoskandalin e Gjicit do të dalin sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Alma K. ka mbërritur një orë para nga Durrësi. Nga prania e kamerave 40-vjeçarja është munduar të mbulojë fytyrën me çantë.
Alma. K, vajza në videoskandalin me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.
Ajo tregon se në zyrë me Gjicin ka shkuar vetëm dy herë dhe pranoi seks oral me deshirë, pasi mendonte që partneri e donte.
40 vjeçarja nuk ka nxjerrë akoma emrat e bashkëpunëtorëve, ndërsa SPAK po heton në këtë drejtim.