Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Zbulohet vendi ku e kishte fshehur kameran Alma. K., vajza që futi në kurth ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Sipas dosjes hetimore të prokurorisë së Posaçme, mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda një gote prej kartoni me pije freskuese.
Gjici tregohej i kujdesshëm për këdo që futej brenda zyrës së tij.
Ai i kishte kërkuar Almës të linte celularin dhe çelësat e makinës në sekretari. Ish-kryebashkiaku u arrestua të shtunën pasdite me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi pas aktit seksual flet me vajzën për një tender.