FOTO/ Ky është autori i grabitjes së "Eco Market" në Yzberisht!

9 Janar 2026, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Personi në foto është autori i grabitjes së marketit "Eco Market" në Yzberisht i cili u regjistrua të enjten.

Në foton është 40-vjeçari, Elkjer Tafçiu i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje me dhunë.

Ai u kap këtë të premte nga policia e Tiranës. Edhe gjatë operacionit për arrestimin e tij, ai tentoi të arratisej por pa sukses.

Tafçiu të enjten hyri në një market në Yzberisht dhe kërcënoi me thikë kasierën të cilës më pasi i mori një shumë parash. Në tentativë për ta ndaluar kasierja u plagos në dorë.


Video